SPORT

Prishtina – Drita, kryendeshja e javës

Java e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës karakterizohet me ndeshje në të cilat është e sigurt që nuk do të mungojë rivaliteti i madh, e shpresojmë as cilësia. Tri ndeshje zhvillohen sot, ndërsa dy të tjerat nesër.

Ndeshja kryesore dhe padyshim më e forta është derbi në mes të Prishtinës dhe Dritës, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Drenicës dhe Gjilanit, që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

FC Drenica

Përballja e fundit për sot, por jo për nga rëndësia është ajo në mes të Malishevës dhe Ferizajt, takim që do luhet në “Liman Gegaj”.

Të tri ndeshjet janë planifikuar të nisin nga ora 13:00.

The post Prishtina – Drita, kryendeshja e javës appeared first on SHQIP.com.

Banner

Related posts

Nga Milani te Monza, sukseset e Berlusconit që revolucionarizoi futbollin

admin

Kukësi i Hallaçit kërkon fitoren e parë

admin

Real Madrid “turpëron” Elches – SHQIP.com

admin

Leave a Comment