AKTUALE

Nga kush dhe pse sulmohet Artan Grubi?!

Banner

Veprimet e zëvendëskryeministrit Grubi ndaj korrupsionin, keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë armiqësore që nga fillimi i mandatit të tij. Përveç angazhimit të tij të pakontestueshëm në hapërimin e vendit pa pengesa drejt BE-së, ai ka vendosur një standard krejt ndryshe në politik-bërjen e Maqedonisë së Veriut.

Destan Jonuzi

Politikat e Qeverisë, por edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për demonopolizimi të sektorit energjetik, gazit natyral, paralajmërimet për miratimin e një ligji për VETING të përgjithshëm, beteja e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, paralajmërimet e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për një “Listë të zezë” të politikanëve të korruptuar nga Maqedonia e Veriut kanë lëkundur themelet e “Pallatit të Bardhë” të VMRO-DPMNE-së, i cili u ndërtua pikërisht në saj të keqpërdorimeve të shumta me paranë publike dhe të fuqisë politike dhe pozitës zyrtare nga azilanti Nikolla Gruevski, i cili i ik drejtësisë për dallaveret e bëra bashkë me Hristijan Mickoskin.

Përveç “Pallatit të Bardhë” edhe disa politikanë shqiptar që e kanë fitilin afër “prapanicës” e frikohen se mos ua djeg qibriti janë shasharisë aq shumë duke inskenuar gjoja keqpërdorim të detyrës zyrtare nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi dhe bashkë-partiak të tij.

Të gjithë këto nga frika se mund të gjenden në “Listën e zezë” – amerikane, apo mund të përfshihen në ligjin e ri për VETING dhe duhet ta rikthejnë gjithë kapitalin e krijuar duke i reketuar qytetarët, maqedonas e shqiptar, për një ndërtim ballkoni shtëpie, e deri te mallverzimet tjera në ndërtimtari, punësime…

Duhet të jesh krejt politikan naiv, e parti “zhurmaxhinjësh” që tu ikësh këtyre akuzave duke sulmuar në mënyrën më të ulët të mundshme një biznes të suksesshëm shqiptar.

Por, pse VMRO-DPMNE-ja, Levica dhe satelitët e tyre po e sulmojnë specifikisht Artan Grubin, kur paralajmërimet për VETING vijnë nga e gjithë Qeveria dhe BDI-ja, kur “Listën e zezë” amerikane e paralajmërojë DASH dhe ambasadorja Angela Price Aggeler?

Veprimet e zëvendëskryeministrit Grubi ndaj korrupsionin, keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë armiqësore që nga fillimi i mandatit të tij. Përveç angazhimit të tij të pakontestueshëm në hapërimin e vendit pa pengesa drejt BE-së, ai ka vendosur një standard krejt ndryshe në politik-bërjen e Maqedonisë së Veriut.

Falë Zotit, jemi të këtij nën-qielli dhe e njohim mirë njëri tjetrin, ndash në qeverisjet e ish-garniturave që sot janë rebeluar në BDI, ndash tani kur ajo drejtohet nga një brez i ri i politikanëve të shkolluar e kalitur për të mos bërë kompromise me dallavere e punët e “djallit”.

Nëse në të kaluarën një prokurorim publik, nuk i ka kaluar gjitha filtrat e nevojshëm ligjor, tani është detyrim, madje po të jetë nevoja edhe të ri-përsëritet. Ja për se Artan Grubi është keq!

Si duket vendosja e standardit të respektimit të ligjit dhe pastrimi i skenës politike nga politikan që katandisën Maqedoninë e Veriut ka tërbuar VMRO-në dhe disa shqiptarë që vet dhe familjet e tyre i pasuruan e miletin e lanë me duart ngritur lartë nga Zoti.
Respektimi i ligjit dhe kujdesi që ai të vlejë për gjithë njësojë e bënë një politikan “domaqin” dhe me prespektivë. Zoti Grubi në këtë drejtim po bënë mirë! Dyert zollumqarit nuk i’a hap një domaqin.

Banner

Related posts

Pak para zgjedhjeve, Taravari ndanë gjysmë milioni euro, për punësimin e 1.100 militantëve

Gjyla Halili

Komentet e politikanëve në Shkup, MPJ-ja bullgare thërret ambasadoren

Gjyla Halili

Mexhiti: Nuk ndjej kënaqësi kur e shoh BDI-në në shkatërrim e sipër, e kam investuar pjesën më të mirë të rinisë aty! Askush s’është i lumtur me këtë, por fatkeqësisht ky është realiteti

Gjyla Halili

Leave a Comment