Këtë vikend na presin ndeshjet e top ligave evropiane të futbollit. Nuk do të ketë ndonjë ndeshje derbi, por padyshim do të jenë interesante.
Manchester City që mori fitore të madhe në udhëtim e Arsenali e që doli në pozitën e parë, këtë vikend më saktësisht të shtunën i shkon Nottingham Forestit.
Xhiroja e 24-të e Premierligës hapet me Arsenalin që luan si mysafir i Aston Villas. “Topgjinjt” nuk janë në formën e tyre më të mirë në xhirot e fundit, me çka ka bërë që ta humbin pozitën e parë.
Të shtunën luajnë edhe Chelsea e Liverpooli. Londinezët në shtëpi presin Southamptonin. Blutë kanë formë të tmerrshme këtë stinor, janë të dhjetit, një pozitën më lartë tyre qëndron Liverpooli, që i shkon Newcastle United.
Newcastle ka humbur shumë pikë javëve të fundit duke rënë në vendin e katërt dhe kërkon fitore të mbajë hapin për një vend në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, “The Reds” janë jashtë formës, ndonëse fituan derbin e Liverpoolit.
Të dielën, Manchester United e pret Leicester Cityn që po kalon formë të mirë xhirot e fundit. Unitedit i duhet medoemos fitorja që ta mbajë vendin e tretë, kurse për Leicesterin të ngjitet në pjesën e parë të tabelës.
Tottenhami që është i pesti, këtë javën luan me West Hamin në shtëpi.
Java e 23-të e Serie A hapet të premten me liderët e tabelës. Napoli që po marshon sigurt drejt titullit, luan në udhëtim se Sassuolo. Napolitanët janë plot 15 pikë larg pozitës së dytë.
Përcjellësi i tyre më i afërt është Interi që të shtunën e pret Udinesen. Po të shtunën luan edhe rivali i tyre Milani që i shkon Monzas. Rossonerët që janë të pestit kanë pikë të barabarta me Romën e Atalantan në pozitat 4 e 3.
Të dielën luajnë Juventusi e Roma. Zonja e Vjetër i shkon Spezias dhe kërkon fitore pasi është në pozitën e nëntë. Kurse, romakët e presin Veronan dhe kërkojnë fitore e presin një gabim të Interit që të dalin të dytit.
Në La Liga, Barcelona po shkon sigurt drejt titullit kampion. Katalunasit kanë tetë pikë më shumë se Real Madridi që është i dyti. Barça luan të dielën në shtëpi dhe e pret Cadizin e vendit të 16-të.
E shtuna është e rezervuar për Real Madridin që i shkon Osasunas, që është e nënta.
Bayern Munich që është lider i Bundesligas, këtë javë takohet Borussia Monchengladbach. Bavarezët janë të parët, kanë një pikë më shumë se Union Berlini, e tre më shumë se Borussia Dortmundi.
Në Ligue1 të Francës, lider është Paris Saint-Germani, me pesë pikë më shumë se Marseille që është i dyti.
Parisienët luajnë të dielën përballë Lille-t për të cilët paraqitet Edon Zhegrova.