Angel Di Maria ka folur për të ardhmen e tij në futboll në një deklaratë për “ESPN” argjentinase.
35-vjeçari kampion i botës, kontrata e të cilit me Juventusin skadon verën e ardhshme, theksoi se dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë, duke shtuar, megjithatë, se ende nuk ka nisur negociatat as me “Zonjën e Vjetër” dhe as me ndonjë klub tjetër.
“Dua të vazhdoj të luaj në Evropë në mënyrë që të mund të qëndroj në planet e Scalonit për Kupën e ardhshme të Amerikës. Duhet të jesh 100% për të qenë në misionin kombëtar. Për momentin, nuk kam një preferencë se ku do të luaj vitin e ardhshëm. Jam i lumtur te Juventusi, por kohët e fundit kemi pasur shumë probleme, prandaj nuk kemi folur për rinovimin e kontratës. Nuk kam folur as me ekipe të tjera. Gjithçka për të cilën po mendoj është të tregoj vlerën time në çdo ndeshje dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha argjentinasi.