SPORT

Ylli kompleton katërshen gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Golden Eagle Ylli është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës. Ylli mundi Ponte Prizrenin 93:78 (28:18, 23:18, 22:22, 20:20).

Ylli ruajti epërsinë deri në fund dhe nuk lejoi fitoren t’i rrezikohej duke fituar 93:78, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Sigal Prishtinën, takim që do të zhvillohet të premten (nesër) nga ora 20:00, ndërsa në takimin tjetër gjysmëfinal do të përballen Trepça dhe Rahoveci nga ora 17:00, po ashtu të premten.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Chris Harris me 17 pikë e 14 kërcime dhe Rashun Davis me 25 pikë, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Adam Grant me 23 pikë dhe Wayne Arnold me 26 pikë.

Banner

Related posts

Roma triumfon pas vazhdimeve, kualifikohet në gjysmëfinale

admin

Natë magjike për Shqipërinë, kuqezinjtë triumfojnë dhe “rrëmbejnë” vendin e dytë

admin

Batatina: Portieri nuk ishte i kujdesshëm dhe kjo na nxjerri prej ekuilibrave

admin

Leave a Comment