Të paktën 35,418 njerëz kanë mbetur të vdekur nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, tha të martën Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Lëkundjet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë javën e kaluar ishin të përqendruara në Kahramanmaras dhe goditën nëntë provinca të tjera – Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa.
Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.
Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.
Duke folur pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se “13,208 të lënduar janë ende duke marrë trajtim në spitalet tona”.
Më shumë se 249 mijë personel kërkimi dhe shpëtimi po punojnë aktualisht në terren, tha në një deklaratë Presidenca Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), raporton Anadolu.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se gjithsej 15 foshnja të prekura nga tërmetet u sollën në një spital në Ankara për kontrolle gjithëpërfshirëse shëndetësore.