BOTA

ShBA iu bën thirrje shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu kanë bërë thirrje shtetaseve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia.

Kjo thirrje ka ardhur për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut për arrestime arbitrare ose ngacmimeve të mundshme nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.

Kjo thirrje u bë nëpërmjet një deklarate të Ambasadës amerikane në Moskë, raporton The Guardian.

“Shtetasit e SHBA që banojnë apo udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë. Ushtroni kujdes në rritje për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara. Mos udhëtoni në Rusi”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Moskë.

SHBA ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur shtetasit e saj të largohen nga Rusia. Paralajmërimi i fundit i tillë publik ishte në shtator pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.

“Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shtetasit e SH.B.A.-së me akuza të rreme, kanë veçuar shtetasit e SHBA-së në Rusi për paraburgim dhe ngacmim, i kanë mohuar ata nga trajtimi i drejtë dhe transparent dhe i kanë dënuar ata në gjyqe të fshehta ose pa paraqitur prova të besueshme,” tha ambasada. Autoritetet ruse zbatojnë në mënyrë arbitrare ligjet lokale kundër punonjësve fetarë shtetas të SHBA dhe kanë hapur hetime penale të dyshimta kundër shtetasve të SH.B.A.-së të angazhuar në veprimtari fetare”.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë është drejtë përshkallëzimit si dhe Perëndimi ka shprehur hapur mbështetjen e tij duke dhuruar donacione të armëve herë pas here.

Related posts

SHBA-ja i ripozicionon trupat e saj në Niger

admin

Azerbajxhani vazhdon operacionet ushtarake në Karabak

admin

Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca

admin

Leave a Comment