SPORT

Napoli shënon fitoren e radhës, vazhdon garën për titull

Banner

Skuadra e Spaletit ka vazhduar me fitoren e radhës. Këtë javë viktimë e Napolit ishte skuadra e Cremoneses.

Napoli mposhti me rezultat 3:0 Cremonesen në kuadër të xhiros së 22-të të Seria A.

Serinë e golave e hapi Kvaratskhelia në minutën e 22-të të takimit. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë skuadra napolitane shënoi edhe dy herë përmes Osimhen në minutën e 65-të dhe Elmas në minutën e 79-të.

Për Napolin për 90-të minuta luajti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli më këtë fitore e blindon pozitën e parë me 59 pikë ndërsa Cremonese gjendet në pozitën e fundit me 8 pikë.

Banner

Related posts

Zyrtare: Klubi i Ligës së Parë të Kosovës mbetet pa trajner

admin

Lojtarët e Monzës bëhen gati për dhuratën e radhës

admin

Aksidentohet autobusi i klubit turk, raportohet për të lënduar

admin

Leave a Comment