SHOWBIZ

Nuk humbet asnjë rast, Sam Smith rrëmben vëmendjen e të gjithëve në “Brit Awards” me veshjen e tij!

Kur flasim për modën dhe për guximin për të tjekaluar limitet e imagjinatës, mund të identifikojmë menjëherë një prej artistëve të njohur dhe mjaft të suksesshëm, Sam Smith.

Pak ditë më parë ai tërhoqi vëmendjen me veshjen në tapetin e kuq gjatë eventit më të madh në botën e muzikës “Grammy Awards” me veshjen e tij.

Këtë herë është radha për një tjetër krijim, kur mbërriti në Brit Awards në Londër të shtunën krijuesi i hiteve parakaloi në tapetin e kuq me një veshje të çuditshme latex si tullumbace. Veshja me mëngë si tullumbace dhe këmbë të fryra dhe një dizajn me zinxhir mbi gjoks ishin të papritura, kush e kishte menduar se Sam do të guxonte kaq shumë? Ai e kompletoi look-un e tij me një palë taka platformë po në ngjyrë të zezë.

Sam po feston ende suksesin e hitit “Unholy” me Kim Petras, të cilin e performoi edhe gjatë eventit. Nga ana tjetër Kim së fundmi ka bërë histori si gruaja e parë transgjinore që ka fituar çmimin “Grammy” për “performancën më të mirë Pop Duo/Grupi” së bashku me Sam. Megjithatë, dyshja u kritikua pas performancës së tyre ‘satanike’ të “Unholy” gjatë 65-të vjetore “Grammy”.

Në ceremoninë e mbrëmshme artisti Harry Styles ishte ai i cili kryesoi me më së shumti çmime të fituara, katër gjithsej, i pasuar nga Wet Leg dhe Beyonce me nga dy secili.


Top Channel

Banner

Related posts

Twitter ashpërson masat për lajme të rreme, vendimi pas kritikave nga BE

admin

Kush është mashkulli që po e shoqëron Vesën në Zvicër

Gjyla Halili

Foto/ “Ide ekstreme për të rënë në sy”, ky është hoteli më i ri super luksoz në Katar

admin

Leave a Comment