SPORT

Manchester United rikthehet te fitorja (VIDEO)

Manchester United ka shënuar fitore (2-0) në fushën e Leeds United dhe ngjitet qoftë përkohësisht në vendin e dytë me 46 pikë, pesë më pak se Arsenali kryesues, por me dy ndeshje më shumë për të zhvilluar nga “Topçinjtë”.

Vetëm pak ditë më parë, “Djajtë e Kuq” barazuan 2-2 në “Old Trafford” me të njëjtin kundërshtar në ndeshjen e prapambetur të fazës së parë.

Në “Elland Road” u zhvillua në ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, por gjithçka ndryshoi në 10 minutat e fundit.

Në të 80-tën, pak çaste pasi Gnoto i Leedsit u ndal në momentin e fundit nga De Gea, Rashford ndëshkoi me kokë portierin Meslier, duke zhbllokuar takimin.

Vetëm pesë minuta më vonë, i riu Garnacho, i hedhur në fushë në të 61-tën në vend të Sanchos, u dha goditjen përfundimtare Leedsit, që nuk pati më shumë forcë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Më këtë disfatë, Leedsi mbetet në vendin e 17-të, në garën për mbijetesë, me vetëm një pikë më shumë se Evertoni.

Banner

Related posts

Gazeta “Le Parisien” raporton se ekipi që dyshohet se ka kurdisur ndeshjet në Superligë është Llapi

admin

Skandal te Bayerni – Kreu

admin

Reagon portugezi: Nuk doja, por më detyruan të ikja

admin

Leave a Comment