BOTA

Gjermania do të lehtësoj kufizimet e vizave për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Qeveria gjermane dëshiron të lehtësojë përkohësisht kufizimet e vizave për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Ministrja e brendshme gjermane, Nancy Feeser tha se ata duan që të bëjnë të mundur që familjet turke ose siriane të sjellin familjarët e tyre në Gjermani të cilët janë prekur nga tërmeti.

“Ka të bëjë me ndihmën në kohë nevoje. Ne duam të bëjmë të mundur që familjet turke apo siriane në Gjermani të sjellin të afërm të ngushtë nga rajoni i fatkeqësisë. Ata mund të gjejnë strehë me ne dhe të marrin trajtim mjekësor. Me viza të rregullta që lëshohen shpejt dhe janë të vlefshme për tre muaj”, shkroi Feeser në Twitter.

Por, krahas kësaj nuk janë duke u hequr të gjitha procedurat për aplikimin e një vize të rregullt. Aplikantët duhet të jenë ende në gjendje të paraqesin një pasaportë të vlefshme, që ka gjasa të jetë një pengesë për njerëzit që ikën nga ndërtesat në kolaps, raporton The Guardian.

Disa milionë njerëz në Gjermani kanë rrënjë turke pasi më shumë se 60 vjet më parë, Gjermania Perëndimore rekrutoi “punëtorë” nga Turqia dhe gjetkë për të ndihmuar vendin të përparojë ekonomikisht.

Kohët e fundit, qindra mijë refugjatë sirianë erdhën në Gjermani për të kërkuar siguri nga lufta civile në atdhe.

Emigrantët turq dhe sirianë në Gjermani kanë mbledhur ndihma dhe kanë dërguar donacione për të afërmit e tyre duke bërë kështu edhe thirrje që të lejohet që t’i marrin anëtarët e ngushtë atje.

Qeveria gjermane tha se do të lehtësojë shpejt kushtet të cilat janë shumë të rrepta dhe burokratike të vizave, duke shtuar se ministria e jashtme tashmë ka rritur personelin e saj në Turqi dhe ka rishpërndarë kapacitetin në qendrat e pranimit të vizave atje.

Viktimat e tërmetit që duan të kërkojnë strehim në Gjermani dhe duan të aplikojnë për një vizë tre-mujore duhet të provojnë se kanë anëtarë të ngushtë të familjes në Gjermani që kanë shtetësi gjermane ose kanë të drejtën për banim të përhershëm atje.

Anëtari i familjes i cili jeton në gjermani duhet të paraqesë një deklaratë që premton të paguajë shpenzimet e jetesës dhe largimin e mëvonshëm të personit.

Related posts

Binjakët kanadezë hyjnë në “Guinness” si foshnjat e lindura më para kohe në botë

admin

Greqia zgjedh! Miliona grekë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të vendosur deputetët e rinj në parlament

admin

“Tema e ngritur nga kryesia shqiptare, më se e përshtatshme”/ Lavrov në Këshillin e Sigurimit akuza ndaj Ukrainës: Kërcënon me asgjësim etnitë

admin

Leave a Comment