SPORT

Kroos hyn në histori me këtë rekord interesant

Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Al Hilal me rezultat 5:3 në finalen e Botërorit për Klube, duke fituar trofeun e 31-të prej se në krye të skuadrës është Florentino Perez.

“Los Blancos” numërojnë pesë triumfe ë Botërorin për Klube (tetë nëse marrim parasysh edhe ato të fituara para ndryshimit të formatit, duke llogaritur edhe Kupën e vjetër Ndërkontinentale).

Ndërkohë, feston edhe Toni Kroos, i cili ka vendosur një rekord të veçantë. Mesfushori gjerman u shpall kampion bote për herë të shtatë gjatë karrierës së tij fantastike.

Pesë herë me Realin, njëherë me Bayern Munchen (2013) dhe njëherë tjetër me Kombëtaren e Gjermanisë në Botërorin e Brazilit 2014.

33-vjeçari fitoi trofeun e 18-të me Realin. Kroos ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin legjendar. Tifozët dhe trajneri Ancelotti shpresojnë që ai të rinovojë.

Banner

Related posts

Bayern Munich bindës, Berisha shënon gol të bukur për Augsburgun (VIDEO)

admin

Trajneri i Granadës tregon nëse Uzuni do të largohet

admin

Osmani largohet nga Shkëndija – Kreu

admin

Leave a Comment