AKTUALE

4 VITE ZEMËR , SHPIRT DHE MENDJE PËR ARSIM DHE KULTURË NË MALËSI

Nga:Fikret Lulanaj

Për këto 4 vjet që udhëheqin Komunen e Tuzit, Forumi Shqiptar dhe kryetari i Tij, z. Nik Gjeloshaj në Malesi, në fushën e kulturës dhe arsimit janë realizuar shumë e shumë projekte. Në këtë tekst po publikoj disa që po me kujtohen për momentin;

Është siguruar perdorimi i Abetares së Unifikuar Kombtare në shkollat e Komunës

Janë vendosur ” Këndet për lojra ” në çdo shkolle të Komunes

Janë ndërtuar rrugët e çdo shkollë në komunë

Është investuar në përmirësimin e pajisjeve të çdo shkolle në Komunë

Në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi dhe Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi, u hap kopshti për fëmijë në Tuz, i cili kontribuoi në përmirësimin e statusit të fëmijëve tanë. Komuna kontribuoi në funksionimin e kopshtit duke asfaltuar hyrjen dhe parkimin e kopshtit.

Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodheshin prindërit, në mënyrë që të përgatitnin fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, Kryetari i Komunes Nik Gjeloshaj ( i pari ne krejt Mal te Zi) mori vendimin që t’i lehtësonte nga kjo barrë. Në këtë drejtim, janë siguruar mjetet për financimin e librave shkollorë për të gjithë nxënësit e shkollës fillore, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, për çdo vit shkollor

Komuna për çdo vit ka mbështetur nxenesit më të dalluar të shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë komunën.( Deri tani mbi 140 femije Pishtar janë shperblyer)

Për çdo vit studentëve më të dalluar komuna u ndan bursa ( Deri tani rreth 150 studentë janë përfitues të burses)

Për çdo vit komuna organizon manifestacionin Dita e Fëmijëve me 1 Qershor

KULTURË
Per çdo vit Komuna organizon Panairin e librit

Institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me institutin ,,Albanica” dhe me mbështetje të Komunës së Tuzit, organizoi ceremoninë solemne, në të cilën Ambasadori, Këshilltari i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Flamur Gashi ndau dekorata për malësorët: Smajl Martini, Baca Kurt Gjekën Gjokaj, Trimat e Kojës, Zef Miliqi Lulgjuraj, Gjergj Gjokaj si dhe për anamalasin, Rexhep Lika.

Në vazhdën e aktiviteteve u bënë hapje të shumë ekspozitave siç janë ekspozita me piktura të piktorit me famë botërore, tashmë të ndjerit, Gjelosh Gjokaj; ekspozita kolektive të titulluar ,,Dorëshkrimet artistike të grave” të organizuar nga Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi dhe IP QKI „Malësia” ku u prezantuan punimet e artisteve: Sabaheta-Beka Masliçiq, Seida Belegoviq, Vahida Hasanaga Nimanbegu, Tanja Nikoliq, Mersiha Mavriq, Majda Muçiq, Selma Gjeçeviq, Brigita Antoni, Rina Kokotoviq dhe Emina Adroviq, të gjeneratave t si dhe stileve e shprehjeve të ndryshme artistike, të hapësirës dhe krijimtarisë së veçantë të Malit të Zi. E veçanta e kësaj ekspozite, përveç tjerash, qëndron në faktin se këto dhjetë artiste u përkasin pakicave në Mal të Zi.

Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Italisë në Podgoricë komuna organizoj ekspozitën e fotografive të titulluar „Italia në sytë e Marco Corso”, ekspozitë që kishte të bëj me një lloj ecjeje panoramike të përmbledhur, por gjithëpërfshirëse nëpër peizazhet italiane që flasin për „trashëgiminë natyrore” të Italisë

Komuna e Tuzit, në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe me Agjencinë shtetërore të Arkivave të Kosovës, organizuan në Tuz, Konferencën e V mbarëkombëtare të Arkivit. Konferenca pati tridhjetë studiues të cilët shpalosen punimet e veta.

Komuna mori pjesë në Panairin ’21 të organizuar nga Komuna e Prizrenit, panair që u organizua në vazhdën e shumë aktiviteteve të tjera, për nderë të 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të qytetit. Në stendën e këtij panairi, u shpalosen librat e krijuesve nga Malësia, pra nga Komuna jonë.
Komuna për çdo vit organizon kalendarin e aktiviteteve në kuadër të programit – „Vera ne Malësi”, program i përgatitur me plot aktivitete për të gjithë qytetarët e Malësisë nga vendi dhe diaspora dhe për të gjitha moshat.

Komuna për çdo vit organizon festat e fund vitit

Janë afirmuar shkrimtar, krijues, intelektual, artistë nga Malesia e Dijaspora

Janë nënshkruar marrëveshje me qendrat kryesore në Tiranë, Prishtinë e Shkup

Janë mikpritë dhe programin e vet e kanë shfaqur në Malesi dhjetëra trupa teatrale dhe dhjetëra artiste nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia…..

DORËN NË ZEMER E BRAVO U QOFTË

NESËR DO TË PUBLIKOJ INVESTIMET QË DO TMË KUJTOHEN, E ATO JANË EDHE MË TË SHUMTA

Related posts

Gazetarja nga Kosova kërkon ndihmë urgjente për shërimin e bashkëshortit

admin

22 vite nga fillimi i luftës së UÇK-së, Grubi: Sot nderojmë të gjithë ato bij e bija që iu përgjigjen thirrjes së atdheut

admin

Taravari: Pres vota edhe nga qyetarët maqedonas!

Gjyla Halili

Leave a Comment