SHQIPËRI

Rrihet Sekretari i Klubit Kulturor “Car Boris Treti” në Ohër, eurodeputeti Kovaçev pretendon se donin ta vrisnin

Sekretari i Klubit Kulturor Bullgar “Car Boris Treti” në Ohër është rrahur, raportojnë mediat bullgare, ndërsa MPB-ja e Maqedonisë e ka konfirmuar rastin, transmeton pressonline.mk .

“Tre sulmues filluan të godasin Sekretarin e Klubit Kulturor Bullgar, e ofenduan dhe e kërcënuan se do ta vrisnin sepse është bullgar dhe punon në Qendrën Kulturore. Njoftova menjëherë MPJ-në bullgare dhe atë maqedonase. Kam kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani dhe e kam thirrur që menjëherë të merret me rastin dhe pas gjysmë ore më ka shkruar se të tre sulmuesit janë identifikuar, tha eurodeputeti bullgar Andrey Kovaçev për emisionin BulgariaOnAir.

Sipas tij, gjendja e viktimës së rrahur nuk është e mirë.

“Mendoj se lëndimet e tij fizike janë të rënda, por edhe lëndimet psiqike”, tha ai.

Kovaçev kujtoi se vetëm pak ditë më parë në mediat e RMV-së u shpërndanë fotografi të atyre që morrën pjesë në festën e Mara Bunevës me thirrjen “t’ju nxihet jeta”.

“Osmani më tha se të tre sulmuesit janë identifikuar. Ata nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar. Të rinjtë në fjalë u mësuan në shkollë se bullgarët janë pushtues dhe asimilues fashistë. Mësova se një nga djemtë ishte sportist që kishte fituar një trofe. E dimë edhe kush janë ato formacione – kundërshtarë të klubit”, përmbledh Kovaçev, duke shtuar se mbrëmë ka tentuar të flasë me djalin e rrahur, por nuk ka arritur, sepse viktimës i është thyer nofulla.

Rastin e sulmit ndaj Sekretarit të klubit bullgar në Ohër e ka konfirmuar edhe MPB-ja e Maqedonisë së Veriut dhe për rastin do të dalë me deklaratë. / pressonline.mk

Related posts

Gogu: Karshillëkun më të madh votuesve po ua bën dyshja non-grata e korrupsionit

admin

Xhaçka pret në takim sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së: Bashkohemi me qëndrimin e Schmid për agresionin rus në Ukrainë

admin

Dyshohet se është futur një drogë vdekjeprurëse në Shqipëri

admin

Leave a Comment