BOTA

Medvedev: Rusia duhet të rrisë prodhimin e tankeve

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha gjatë një vizite që pati në një fabrikë tankesh se Moska do të rrisë prodhimin e tankeve – si përgjigje ndaj furnizimit të Ukrainës me armë nga shtetet perëndimore.

“Siç e dimë, kundërshtari ynë ka lutur vendet perëndimore për aeroplanë, raketa, tanke. Si duhet të përgjigjemi? Është e qartë se në këtë rast, është e natyrshme, të rrisim prodhimin e armatimeve të ndryshme, duke përfshirë tanke moderne”, tha ai.

Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.

Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë.

Tanku Leopard 2 konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore dhe rreth 20 vende aktualisht përdorin këtë tank, raporton Radio Evropa e Lirë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se vendi i tij ka nevojë për tanke moderne, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë modernë për të mbrojtur sigurinë e tij, duke shtuar se siguria e Ukrainës është gjithashtu siguria e Evropës.

“Ne kemi nevojë për armë artilerie, municione, tanke moderne, raketa me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë modernë”, tha Zelensky gjatë një fjalimi në Këshillin Evropian.

Zelensky tha gjithashtu se do të ketë disa takime dypalëshe në Bruksel për të diskutuar çështjen e ofrimit të avionëve luftarakë për Ukrainën.

Banner

Related posts

Krye-republikani i Kongresit të SHBA kërkon hetim shkarkimi për presidentin Biden (fotot)

admin

NGA OHRI NË STRASBURG

Gjyla Halili

VIDEO/ Burra të armatosur me jelek antiplumb kalojnë kufirin në SHBA, dyshime se janë anëtarë të karteleve meksikane

admin

Leave a Comment