BOTA

Numri i të vdekurve në Turqi shkon në 19 mijë

Banner

Më shumë se 19,300 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmeteve të së hënës.

Duke dhënë një numër të përditësuar të vdekjeve të enjten pasdite, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se 16,170 njerëz kanë vdekur vetëm në vendin e tij.

Në Siri janë raportuar 3162 vdekje.

Së paku 28,044 vetë janë evakuuar nga Kahramanmaras, krahina jugore turke pranë epiqendrës së tërmetit vdekjeprurës të së hënës.

Deri më tani, një Karvan ndihme nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kaluar në Sirinë veriperëndimore.

Sanksionet perëndimore po ndërlikojnë përpjekjet për t’i dhënë ndihmë vendit, ndërsa aktivistët druajnë se regjimi i Damaskut mund të pengojë ndihmën për të mbijetuarit në zonat ku zotërohen nga rebelët.

Rreth 4.1 milion njerëz tashmë varen nga ndihma humanitare në Sirinë veriperëndimore, raporton BBC.

Banner

Related posts

Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano

admin

“Putini është vrasës”/ Protestë në Podgoricë kundër presidentit rus

admin

Studimi: 10% e më të pasurve të Amerikës janë përgjegjës për 40% të ndotjes së saj nga ngrohja e planetit

admin

Leave a Comment