SPORT

Napoli i detyrohet Maradonës – SHQIP.com

Banner

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, gjatë një interviste të gjatë të dhënë për “Bild”, kujtoi edhe Diego Armando Maradonën dhe trashëgiminë e pashlyeshme që la në Napoli.

“Maradona nuk ishte vetëm lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Për Napolin ai ishte një legjendë dhe një njeri që arriti të shtynte napolitanët në ambicie të panjohura sportive.

Jo vetëm që fitoi dy kampionate dhe një kupë evropiane, por u dha njerëzve krenari dhe vetëbesim. Ai ishte kampion dhe zgjodhi Napolin si vendin për të treguar më të mirën se ai vetë. Ne jemi duke folur për një kampion që nuk do të ekzistojë më.

Fakti që tani luajmë në një stadium që mban emrin e tij, thjesht i detyrohemi”, ishin fjalët e presidentit të Napolit për legjendën e ndjerë argjentinase.

Banner

Related posts

Goli i Zhegrovës nuk mjafton, Lion eliminon Lilën nga Kupa e Francës

admin

Gati sa nuk kacafyten në konferencën për shtyp

admin

Sneijder tregon momentin interesant të Mourinhos me Materazzin

admin

Leave a Comment