BOTA

Erdogan dënon kritikat, numri i të vdekurve në Turqi tani është 9,057

Duke folur në provincën Hatay, afër epiqendrës së tërmeteve, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i personave të konfirmuar të vdekur në Turqi ishte rritur në 9,057, raporton Reuters.

Zyrtarët sirianë dhe një grup shpëtimi në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga rebelët kanë thënë se numri i të vdekurve atje ka arritur në 2,662, duke e çuar numrin e kombinuar në 11,719.

Presidenti dënoi gjithashtu kritikat për përpjekjet e qeverisë për shpëtim, të dënuar nga shumë në vend si të ngadalta dhe të pamjaftueshme.

Kjo është një kohë për unitet, solidaritet. Në një periudhë si kjo, unë nuk mund të mërzis njerëzit që bëjnë fushata negative për interesa politike”, tha Erdogan, duke shtuar se nuk ishte e mundur të përgatiteshim për një fatkeqësi të tillë.

OKB: Lini mënjanë politikën

Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon ekipe ekspertësh dhe fluturime speciale me furnizime mjekësore në Turqi dhe Siri, tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për media të ndjekur nga Reuters.

OBSH do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë për të koordinuar përgjigjen e saj, si dhe tre fluturime me furnizime mjekësore, njëra prej të cilave tashmë është në rrugën e saj për në Stamboll. “Nevojat shëndetësore janë të jashtëzakonshme“, tha Dr. Iman Shankiti, përfaqësuesi i organizatës për Sirinë.

Më vete, një zyrtar kryesor i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje qeverisë së Sirisë që të lehtësojë aksesin e ndihmave në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, duke paralajmëruar se stoqet e ndihmës së shpejti do të shterohen.

Lëreni politikën mënjanë dhe na lini të bëjmë punën tonë humanitare“, tha koordinatori rezident i OKB-së për Sirinë El-Mostafa Benlamlih, në një intervistë me AFP, duke paralajmëruar: “Ne nuk mund të përballojmë të presim dhe të negociojmë. Deri në momentin që ne negociojmë, ka mbaruar, ka mbaruar”.

Related posts

Gjykatësi hedh poshtë kërkesën e ish-Presidentit Trump për të shtyrë një nga proceset e tij

Gjyla Halili

Senegalezët të lumtur për rikthimin e trenit drejt festivalit fetar Grand Magal (fotot)

admin

Mbi 48 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe në Siri

admin

Leave a Comment