SHQIPËRI

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton anëtarët e PS, PL dhe PSD për KZAZ-të! ‘Lihet jashtë’ PD

Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka miratuar kë të mërkurë listën e anëtarëve të KAZAZ-së të Partinë Socialiste, Partinë e Lorosë dhe PSD-së.

Për Partisë Demokratike, KQZ ka vendosur të shtyjë miratimin e listë së anëtarëve, edhge pse grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton vetëm listat e dorëzuara nga Partia e Lirisë, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate, teksa demokratët ende presin një datë gjyqi mbi pronësinë e partisë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka apeluar për zgjidhjen e ngërçit të Partisë Demokratike, ndërsa e zgjedhjet pas porte dhe në mungesë të një zgjidhje juridike, ekspertët zgjedhorë mendojnë  se skenari që partia më e madhe e opozitës të mos regjistrohet në zgjedhje, është më i mundshmi.

Ai tha se më datë 7 caktohet legjitimiteti për përfaqësuesin e PD-së për zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi: Për të mos bërë hipokritin, situata është e tillë që do duhet të konkuldojmë deri më datën 7 mbi legjitimitetin e personit që do të duhet të përfaqësojë interesat e PD më së pari me procesin e regjistrimit, këtu fillon edhe përgjigja e dytë. Duke e ritheksuar për të gjithë ata që duan të dëgjojnë vendimmarja e KQZ dhe kas do të jetë strikt bazuar në kodin zgjedhor. Mbetet e padiskutueshme që në momentin që vendosim këtë në përputhje me ligjin, do të jetë një vendimmarrje shumë e thjeshtë, është vendimi më i lehtë që mund të merret për të regjistruar një subjekt zgjedhor. Në momentin më të përshtatshëm do lajmërojnë edhe anëtarët e PD-së. Në momentin që do të venddim do të bëhet gjykimi.


Top Channel

Banner

Related posts

Vrasja enigmatike në Zvicër, pas 24 vjetësh hetime shpallet fajtor maqedonasi

admin

Kryemadhi “u mbrojt” me akuza/ SPAK duhet të hetojë dokumentet e publikuara nga Top Channel

admin

‘Dita kthehet në natë’, tornado i frikshëm në Itali

admin

Leave a Comment