SHQIPËRI

Shqipëria ndihmon Turqinë! Kryeministri Rama: Niset sot misioni i solidaritetit

Banner

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën qindra persona.

Udhëheqësit më të lartë të Shqipërisë shprehën keqardhjen për humbjet tragjike të jetëve nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

 “I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”- tha Edi Rama

Presidenti Republikës Bajram Begaj thotë së është thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.

 “ Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”- tha Bajram Begaj.

Ndërsa shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhacka thotë:

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë  sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”– tha Xhacka.

Tirana thotë kryebashkiaku Erion Veliaj, u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi.

“Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona”- tha Veliaj

 


Top Channel

Banner

Related posts

Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, raportohet për 4 të plagosur

admin

Safet Gjici bën veprimin e papritur një ditë pas publikimit të videoskandalit në zyrë

admin

“Ku është zoti Ahmetaj?” Balla: Ka qenë në çdo seancë dhe çdo mbledhje

admin

Leave a Comment