Mbi 1,500 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Siri dhe Turqi si pasojë e një tërmeti që goditi Turqinë Jugore gjatë ditës së sotme.
Anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë NATO-n dhe Bashkimi Evropian, i kanë ofruar ndihmë qeverisë turke pas fatkeqësisë. Krahas kësaj, ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara.
Sipas presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan , në vendin që ai udhëheq, kanë mbetur mbi pesë mijë të plagosur.
Ky termet goditi Turqinë në mëngjesin e sotëm me një magnitudë prej 7.5 Rihter duke u shoqëruar me 30 goditje të njëpasnjëshme, raporton CNN.
Qindra mijëra refugjatë sirianë, janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore pasi që shumica prej tyre janë zhvendosur në Turqi për të ikur nga lufta civile në vendin e tyre.
Megjithatë, udhëheqësit botërorë kanë nisur ndihmat e para për Turqinë.
Azerbaixhani do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi prej 370 persona dhe material ndihme në Turqi, ndërsa Holanda tha se do të dërgojë 15 ton pajisje të kërkim-shpëtimit.
Agjensia gjermane e ndihmës teknike THË tha gjithashtu se po përgatitet të vendosë ndihmën në rajon.
Por, sipas meteorologeve, moti i ftohtë dhe me lagështi që po karakterizon vendin ka gjasa që të pengojë përpjekjet për shpëtim dhe rimëkëmbje të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore pas tërmetit.