AKTUALE

Arbër Ademi alarmon: “Me VLEN-in jemi kthyer para vitit 2001!”

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit që kanë shoqëruar festimin e 28 Nëntorit, duke vlerësuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me një situatë që rikthen kujtimet e viteve të nëntëdhjeta dhe periudhës para vitit 2001.

“E kemi thënë dhe po dëshmohet çdo ditë: me VLEN-in jemi kthyer para vitit 2001”, thekson Ademi.

Ai rendit disa ngjarje që, sipas tij, dëshmojnë për një klimë shqetësuese ndaj shqiptarëve:

Dënimi me tre muaj burgim me kusht i një të riu nga Kumanova për përdorimin e flamurit kombëtar.
Trembëdhjetë shkelje të rendit publik dhe arrestimi i tre personave gjatë festimeve të 28 Nëntorit.

Ndalimi i organizimit të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit në qytete shqiptare, përfshirë Strugën.

Deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili arsimin e lartë në gjuhën shqipe e ka cilësuar si “implant”.

Rrahja e dy shqiptarëve nga persona të identifikuar si pjesëtarë të grupit të tifozëve “Komiti”.

Publikimi i një videoje kërcënuese nga huliganë maqedonas, me mesazhe frikësuese ndaj shqiptarëve.

Sipas Ademit, këto zhvillime nuk mund të trajtohen si incidente të izoluara, por kërkojnë vëmendje dhe reagim institucional.

“A të rrimë rahat, a?”, është mesazhi përmbyllës i reagimit të nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi.

Ja postimi plotë:

Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

E kemi thënë dhe po dëshmohet çdo ditë: me VLEN-in jemi kthyer para vitit 2001. Ajo që po ndodh brenda vetëm pak ditësh lidhur me 28 Nëntorin është alarmante:

1. Dënimi me tre muaj burgim me kusht për të riun nga Kumanova, për përdorimin e flamurit kombëtar.
2. Trembëdhjetë shkelje të rendit publik dhe tre persona të arrestuar gjatë festimeve të 28 Nëntorit.
3. Ndalimi i shënimit të 28 Nëntorit në qyetetet shqiptare, si psh në Strugë.
4. Deklaratat e kryeministrit Mickoski, i cili e cilëson arsimin e lartë në gjuhën shqipe si „implant“, duke theksuar se arsimi i lartë duhet të jetë vetëm në maqedonisht.
5. Rrahja e dy shqiptarëve nga huliganë të identifikuar si pjesëtarë të grupit të tifozëve „Komiti“.
6. Videoja kërcënuese e huliganëve maqedonas, me mesazhe frikësuese ndaj shqiptarëve.

Këto nuk janë ngjarje të izoluara që mund të trajtohen si incidente të zakonshme.

A të rrijmë rahat, a?

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Rilindja fillon në Bërvenicë!

Gjyla Halili

KAMENJANI ME VAKUF TË RI

Gjyla Halili

Parashihet shfuqizimi i Balancuesit

Gjyla Halili