AKTUALE

Blerim Bexheti përkujton 33-vjetorin e rënies së dëshmorit Halil Latifi

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka përkujtuar 33-vjetorin e rënies së dëshmorit Halil Latifi, duke nderuar jetën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë, dinjitetit dhe të ardhmes së kombit shqiptar.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Bexheti theksoi se sakrifica e Halil Latifit përfaqëson një dëshmi të guximit, përkushtimit dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.

Ai nënvizoi se kujtimi për dëshmorët dhe vepra e tyre mbeten një amanet për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke na obliguar të ruajmë vlerat dhe idealet për të cilat ata u flijuan.

Bexheti theksoi se emri dhe vepra e dëshmorit Halil Latifi do të mbeten përherë në kujtesën kolektive dhe në historinë e popullit shqiptar.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Halil Latifi!

Ja postimi plotë:

Në përkujtim të 33-vjetorit të rënies së dëshmorit Halil Latifi!

Sot, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë, kujtojmë dëshmorin Halil Latifi, i cili me jetën dhe sakrificën e tij u bë pjesë e historisë së lavdishme të përpjekjeve për liri, dinjitet dhe të ardhmen e kombit tonë.

Sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun. Ajo nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por një amanet që na obligon të ruajmë vlerat për të cilat u flijuan dëshmorët tanë.

Lavdia e dëshmorëve nuk zbehet me kalimin e viteve. Emri dhe vepra e Halil Latifit do të mbeten përherë në kujtesën tonë dhe në historinë e kombit shqiptar.

Lavdi e përjetshme dëshmorit Halil Latifi!

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Gara për Tetovën nis nga zero, por jemi të bindur në fitoren më 2 nëntor

Gjyla Halili

Për herë të dytë, Shqipëria dhe Mali i Zi mbajnë sot mbledhjen e përbashkët

admin

Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore!

Gjyla Halili