AKTUALE

Ali Ahmeti merr pjesë në shënimin e 25-vjetorit të UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti nderohet me titullin Doctor Honoris Causa

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit akademik Doctor Honoris Causa për akademik Abdylmenaf Bexhetin.

Me këtë rast, Ahmeti vlerësoi rëndësinë e një çerek shekulli të veprimtarisë së UEJL-së, duke theksuar kontributin e universitetit në zhvillimin akademik, institucional dhe shoqëror, si dhe në avancimin e arsimit të lartë dhe përgatitjen e gjeneratave të reja të profesionistëve.

Ai theksoi se Universiteti i Evropës Juglindore përfaqëson dëshmi të rëndësisë së vizionit, investimit në dije dhe përkushtimit institucional në krijimin e vlerave të qëndrueshme për shoqërinë.

Në këtë përvjetor jubilar, Ahmeti i përcolli urimet më të përzemërta akademik Abdylmenaf Bexhetit për titullin e fituar, ndërsa Universitetit të Evropës Juglindore i uroi suksese të mëtejshme, arritje të reja akademike dhe dekada të tjera zhvillimi e përparimi.

Ja postimi plotë:

Sot, në ditën e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, me kënaqësi mora pjesë në ndarjen e titullit Doctor Honoris Causa për akademik Abdylmenaf Bexhetin.

Një çerek shekulli i UEJL-së përfaqëson një histori të rëndësishme të zhvillimit akademik, institucional dhe shoqëror, si dhe një kontribut të çmuar në avancimin e arsimit të lartë dhe krijimin e gjeneratave të reja të profesionistëve.

Universiteti i Evropës Juglindore është dëshmi se vizioni, investimi në dije dhe përkushtimi institucional mund të krijojnë vlera të qëndrueshme për shoqërinë tonë.

Akademikut Abdylmenaf Bexheti i shpreh urimet më të përzemërta për titullin e merituar, ndërsa Universitetit të Evropës Juglindore i uroj edhe shumë suksese, arritje të reja akademike dhe dekada të tjera zhvillimi.

Banner

Related posts

Besimi: Fletobligacionet e qytetarëve janë investim pa rrisk që do t’u sjellë rendimente qytetarëve

admin

Më ftohtë në Kodrën e Diellit – 16, në Mavrovë – 14, në Krushevë – 13 gradë

Gjyla Halili

Banka Botërore do të prezantojë raport për Ballkanin Perëndimor “Ringjallja e rritjes”

Gjyla Halili