AKTUALE

Është lokalizuar zjarri në hapësirën e brendshme në #SPQ “8 Shtatori”, nuk ka rrezik për përhapje të tij

Ka shpërthyer zjarr në hapësirën e brendshme të Spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Siç kumtoi Qendra për menaxhim me kriza, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka rrezik për përhapje të tij.

“Përmes E 112 është marrë njoftim për zjarr në katin e dytë të SPQ “8 Shtatori” në Shkup pas çka menjëherë janë njoftuar Brigada për mbrojtje kundër zjarrit e Qytetit të Shkupit (BMKZ)”, theksojnë nga QMK.

Nga ana e BMKZ-së është konfirmuar se bëhet fjalë për zjarr në hapësirën e brendshme të repartit për ortopedi, i cili është lokalizuar dhe nuk ka rrezik për përhapje të tij.

Banner

Related posts

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Vendi me pagat më të ulëta/ Çmimet në Shqipëri, të dytat më të shtrenjtat në rajon në raport me mesataren e BE-së

admin

Mesazh nga Lord Peach, i dërguar i posaçëm i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.

Gjyla Halili