Luan Veliu ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të mikut, bashkëpunëtorit dhe shokut të konakut, Kasam Metushi, duke e kujtuar atë si një njeri të qëndrueshëm, me përkushtim të veçantë ndaj aktiviteteve politike, kombëtare dhe kulturore.
Në mesazhin e tij të lamtumirës, Veliu thekson se, pavarësisht vuajtjeve dhe dhimbjeve shumëvjeçare, Metushi nuk u dorëzua dhe vazhdoi të ishte i pranishëm në aktivitete politike e kombëtare, manifestime festive, takime dhe në momente të vështira të miqve e bashkëqytetarëve.
Ai kujton me dhimbje edhe vizitën e fundit, kur Kasam Metushi, i rënduar nga vuajtjet, nuk arriti ta njihte.
Veliu vlerëson se miqtë dhe shoqëria e odave të burrave do ta kujtojnë gjithmonë për shembullin e tij njerëzor, qëndresën përballë sfidave familjare, si dhe kontributin kulturor e kombëtar.
Në fund të mesazhit, ai përcjell ngushëllimet për familjen e të ndjerit, duke e përmbyllur me fjalët:
„Pusho i qetë, miku im, Kasam Metushi! Kujtimi për ty do të mbetet!“
Luan Veliu – Gostivar
