Komunës së Tuzit i janë ndarë 60.000 euro mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit „BE-ja për të gjithë në Mal të Zi – EU4ALL”, për realizimin e projektit „Smart Move”.
Ky projekt parasheh vendosjen e stacioneve moderne të autobusëve, të pajisura me panele diellore, me qëllim përmirësimin e transportit publik, rritjen e efikasitetit energjetik dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Përmes këtij investimi, Komuna e Tuzit dëshmon përkushtimin e saj ndaj modernizimit të infrastrukturës publike, mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.
Një hap i rëndësishëm drejt një Tuzi më modern, më të gjelbër dhe më të zhvilluar!
Ja postimi plotë:
Komunës së Tuzit i janë miratuar 60.000 euro mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit „BE-ja për të gjithë në Mal të Zi – EU4ALL”, për realizimin e projektit „Smart Move”.
Projekti parasheh vendosjen e stacioneve moderne të autobusëve me panele diellore, me synim përmirësimin e transportit publik, rritjen e efikasitetit energjetik dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Me këtë investim, Komuna e Tuzit vazhdon modernizimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.



