AKTUALE

LEONA FETAI NGA SIMNICA E GOSTIVARIT SHPALLET KAMPIONE E EVROPËS NË KIKBOKS!

Leona Fetai me origjinë nga fshati Simnicë i Gostivarit ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në sportin e kikboksit, duke u shpallur kampione e Evropës në disiplinën K1, në kategorinë deri në 65 kilogramë.
Fetai ka fituar vendin e parë në Kampionatin Evropian të organizuar nga World Thai Kickboxing Association (WIKA), duke siguruar edhe titullin e kampiones evropiane.
Suksesi i saj është kurorëzuar me trofeun dhe rripin e kampiones, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur babai i saj përmes një publikimi në rrjetet sociale.
Ky triumf përbën një krenari për Simnicën dhe Gostivarin, ndërsa Leona dëshmon se talenti dhe përkushtimi mund të çojnë drejt sukseseve të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.

Banner

Related posts

Sondazh/ BDI më e fortë se të gjitha partitë tjera bashkë

admin

Belinda Balluku-dora vrastare e votës së lirë!

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Punonjësit e MPB-së do të marrin bonus paga prej 36 mijë denarë

Gjyla Halili