Kryetari i BDI-së – Dega Tetovë, Bajram Rexhepi, ka përshëndetur fitoren në Bërvenicë, duke e cilësuar atë si një mesazh të rëndësishëm të vullnetit qytetar, dinjitetit dhe bashkimit.
Në reagimin e tij, Rexhepi thekson se Nëntori, muaji i lavdisë kombëtare shqiptare, po merr një simbolikë të veçantë përmes këtij rezultati.
“Bërvenica ngriti kokën dhe foli me votë, me zemër e me dinjitet! Ky rezultat dëshmon se krenaria ruhet me guxim, bashkim dhe besim te njëri-tjetri.
Urime fitorja, Bërvenicë! Urime të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve që besojnë në një të ardhme më të mirë!
Këtu fillon ringritja, rikthimi i dinjitetit dhe ecja përpara me kokën lart, duke ruajtur vlerat, identitetin dhe traditat tona kombëtare”, thuhet në mesazhin e Bajram Rexhepit.
Në fund, Rexhepi ka përcjellë urimet për qytetarët e Bërvenicës, duke theksuar rëndësinë e unitetit, besimit dhe angazhimit për të ardhmen.
#BërvenicaShqiptare 🇦🇱
Ja postimi plotë:
RILINDJA FILLON NË BËRVENICË! 🇦🇱
Nëntori i kuq i lavdisë sonë kombëtare filloi në frymën e fitores dhe të triumfit të një populli që nuk njeh nënshtrimin!
Sot, Bërvenica ngriti kokën dhe foli me votë, me zemër e me dinjitet! Një qëndresë që na kujton se krenaria ruhet me guxim, me bashkim dhe me besim te njëri-tjetri.
Urime fitorja, Bërvenicë! Urime të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve!
Këtu fillojmë! Ringritemi, rikthejmë dinjitetin dhe ecim përpara me kokën lart, si të parët tanë në tokën tonë.
#BërvenicaShqiptare 🇦🇱
