Kryetari i Shoqatës „Jehona e Malësisë” në Miçigan, Zef Berishaj, në emër të shoqatës dhe në emrin e tij personal, ka përcjellë urimet më të përzemërta për Arkin Jahijin dhe liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, me rastin e fitores në Komunën e Bërvenicës.
Në mesazhin e tij, Berishaj e cilëson këtë fitore si një moment të rëndësishëm për qytetarët e Bërvenicës, duke theksuar rëndësinë e dinjitetit, barazisë, përfaqësimit dhe perspektivës së shqiptarëve.
Ai rikujton se rruga historike e shqiptarëve është ndërtuar përmes sakrificave, qëndresës dhe përkushtimit të shumë brezave, prandaj çdo fitore e arritur me besimin e qytetarëve duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe angazhim për të ardhmen.
„Bërvenica është pjesë e pandashme e trungut shqiptar, me histori, tradita dhe identitet kombëtar që meritojnë respekt dhe përkushtim. Uroj që kjo fitore të shndërrohet në punë, zhvillim, bashkim dhe përparim, duke i shërbyer çdo qytetari”, thekson Berishaj në mesazhin e tij.
Ai ka përcjellë gjithashtu një përshëndetje të veçantë për shqiptarët e Bërvenicës, aktivistët, veprimtarët dhe mërgatën shqiptare, e cila vazhdon të mbajë gjallë lidhjen me vendlindjen.
„Nga Miçigani, me zemër pranë të gjitha trojeve shqiptare, ju urojmë suksese dhe mbarësi! Rroftë bashkimi, dinjiteti dhe krenaria shqiptare!”, përfundon mesazhi i kryetarit të Shoqatës „Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj.
Ja postimi plotë:
Në emër të Shoqatës „Jehona e Malësisë” në Miçigan dhe në emrin tim personal, përcjell urimet më të përzemërta për z. Arkin Jahiji, si dhe për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, me rastin e fitores në Komunën e Bërvenicës.
Kjo fitore shënon një moment të rëndësishëm për qytetarët e Bërvenicës dhe për të gjithë ata që besojnë në dinjitetin, barazinë, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në trojet tona.
Historia na ka mësuar se rruga e shqiptarëve nuk ka qenë e lehtë. Ajo është ndërtuar me sakrifica, qëndresë, guxim dhe përkushtim brezash. Prandaj, çdo sukses që arrihet me besimin e qytetarëve bart me vete një përgjegjësi të madhe: të mos harrohen rrënjët, të mos harrohet sakrifica dhe të punohet me dinjitet për të ardhmen e brezave që vijnë.
Bërvenica është pjesë e pandashme e trungut shqiptar, me histori, tradita dhe identitet kombëtar që meritojnë respekt dhe përkushtim. Uroj që kjo fitore të shndërrohet në punë, zhvillim, bashkim dhe përparim, duke i shërbyer çdo qytetari.
Një përshëndetje e veçantë për të gjithë shqiptarët e Bërvenicës, për aktivistët, veprimtarët dhe mërgatën që vazhdon ta mbajë gjallë lidhjen me vendlindjen dhe çështjet kombëtare.
Nga Miçigani, me zemër pranë gjith trojeve shqiptare, ju urojmë suksese dhe mbarësi!
Rroftë bashkimi, dinjiteti dhe krenaria shqiptare!
Me respekt dhe konsideratë,
Zef Berishaj
Kryetar i Shoqatës „Jehona e Malësisë”
