Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, njoftoi se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e tri terreneve të reja sportive për futboll në Rrogath, Milesh të Epërm dhe Vllan, me vlerë të përgjithshme prej 115.592,36 eurosh.
Gjelaj theksoi se investimet në sport dhe në infrastrukturën për të rinjtë janë pjesë e përkushtimit për zhvillimin e çdo vendbanimi të Malësisë.
