AKTUALE

Kalimi i Mickoski-it përmes Kosovës sjell ndërprerje të përkohshme në trafik

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të kalojë përmes Kosovës më 21 dhe 22 tetor, ndërsa për këtë arsye Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.

Lajmi është bërë i ditur nga policia përmes një komunikate për media.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga hyrja në Republikën e Kosovës përmes pikës kufitare në Han të Elezit deri në dalje në Vërmicë, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore, në disa segmente rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër të tjera, në njoftim bëhet e ditur se policia do të ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë dhe do të kujdeset për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së tij nëpër Kosovë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim gjatë këtyre ndërprerjeve të përkohshme.

Banner

Related posts

Kryeministri Xhaferi, Sela dhe Lloga në Vjenë morën mbështetje për Frontin Europian nga diaspora shqiptare

Gjyla Halili

70 euro subvencion për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, këto kategori kanë përparësi

admin

ISHMJ në vitin 2024, ka zbatuar mbi 1535 mbikqyrje inspektuese dhe një numër të madh shqyrtimesh inspektuese.

Gjyla Halili