AKTUALE

Ademi: Qeveria u propozon studentëve të merren vesh për ta shkelur ligjin

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka kritikuar propozimin që provimi i jurisprudencës të zhvillohet vetëm pjesërisht në gjuhën shqipe, duke kërkuar që institucionet të zbatojnë në mënyrë konsekuente dispozitat ligjore për përdorimin e gjuhëve.

Reagimi i Ademit vjen pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që përdorimi i shqipes në provimin e Jurisprudencës të mos jetë i plotë, por të aplikohet vetëm në një pjesë të provimeve.

Sipas Ademit, në vend që Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria të insistojnë në zbatimin e ligjit, studentëve shqiptarë po u ofrohet një kompromis që, sipas tij, nënkupton shkeljen e vetë dispozitave ligjore.

“Në vend që ministri dhe Qeveria të kërkojnë zbatimin konsekuent të ligjit, ata zgjedhin t’u thonë studentëve: ‘Hajde të merremi vesh ta shkelim ligjin, ta bëjmë provimin pak shqip e pak maqedonisht’”, ka deklaruar Ademi.

Megjithatë, ndryshe nga propozimi i ministrit Shasivari, mendojnë studentët. Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, pas takimit me ministrinë e Drejtësisë, ka deklaruar se atyre u është ofruar një zgjidhje që 12 provime të jepen në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase.

“Kjo që u arrit me një fjalë sot ishte, do ta kushtëzoja dhe do t’i thoja si një fitore e Lëvizjes Studentore dhe gjithë atyre që kanë dalë. Nga një zgjidhje gjysmake që u ofrua në fillim, u ofrua një zgjidhje prej 12 provimeve në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase. Fatkeqësisht, insistohet ende për dërgesën e kësaj në Komisionin e Venecias, fatkeqësisht insistohet që kjo të miratohet në Kuvend dhe në këtë mënyrë nuk respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ne e bëmë të qartë gjatë takimit me ministrin Shasivari që provimi i jurisprudencës të jetë 100% dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve të zbatohet”, ka deklaruar Ademi. Ai tha se ata nuk janë ndalë vetëm në provimin e jurisprudencës, por se kanë parashtruar pyetje edhe për provimet tjera që duhet të mbahen në gjuhën shqipe.

“Fatkeqësisht nuk ka ende asnjë hap në këtë drejtim. Shpresoj që opinioni i gjerë ta kuptoje se na kanë shkuar tre vite me koleg dhe studentë duke u takuar me figura të ndryshme për të arritur diçka jo të plotë. Fatkeqësisht kjo është realiteti ku unë jetoj në Maqedoninë e Veriut”, tha Ademi.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti në familjen e Heroit të Kombit Rexhep Malaj: Veprimtaria e tij është në themelet e UÇK-së

Gjyla Halili

Sela: Fronti Europian garanton që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e e gjeopolitikës perëndimore

Gjyla Halili

Dy shtetas të Maqedonisë janë ndaluar pasi kanë importimin e dokumenteve bosh të falsifikuara në Greqi

Gjyla Halili