AKTUALE

KSHZ: Pranohen tri ankesa në lidhje me votimin në Bërvenicë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë pranuar tri ankesa në lidhje me mbrojtjen e së drejtës personale të votimit gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në Bërvenicë.

“Lidhur me mbrojtjen e së drejtës personale të votimit, deri në orën 13:00 kanë arritur 6 kundërshtime, nga të cilat 3 kundërshtime janë miratuar, ndërsa 3 janë refuzuar si të pabazuara”, raportoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Sot në lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor janë regjistruar edhe parregullsi gjatë shfrytëzimit të aparatit fingerprint.

Në Komunën e Bërvenicës sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, kjo pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski. 16.256 qytetarë kanë të drejtë vote në 24 vendvotime. Në rrethin e parë garojnë 6 kandidatë, 4 nga partitë politike dhe 2 të pavarur. Më poshtë i gjeni të gjitha zhvillimet e ditës. (Portalb)

Banner

Related posts

Mickoski: BDI po kërkon zgjedhje të parakohshme, sepse ato i sheh si fije kashte për shpëtim

Gjyla Halili

VMRO: Pyesim LSDM dhe Filipçen, a po ndërton Zaev ndërtesa në Dubai dhe ku po i merr paratë për këto investime

Gjyla Halili

Moti i keq në Shkup: Nëntë të lënduar kërkuan ndhmë në Qendrat Spitalore, dy të lënduar më shumë

Gjyla Halili