Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masovikisht në zgjedhjet e parakohshme dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
Jahi u bëri apel qytetarëve që votimin ta realizojnë në mënyrë të rregullt dhe demokratike, duke shprehur shpresën që procesi zgjedhor të zhvillohet në frymë shembullore.
“Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. I ftoj që këtë të drejtë ta ushtrojnë në mënyrë të rregullt dhe demokratike. Uroj të kemi zgjedhje shembullore dhe qytetarët të dalin të votojnë për më të mirin”, deklaroi Arkin Jahi.
