Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Memet Zenunit.
Në mesazhin e tij të lamtumirës, Ahmeti e kujton Memet Zenunin si një shok dhe mik shembullor, njeri të fjalës dhe me zemër të madhe, i cili gëzonte respektin dhe vlerësimin e të gjithë atyre që patën rastin ta njihnin.
Ai theksoi se, përveç suksesit në biznes, Memet Zenuni shquhej mbi të gjitha për virtytet e larta njerëzore, duke lënë pas kujtime të çmuara te miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.
Me këtë rast, Ahmeti ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.
Me këtë rast, Ahmeti ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.
„Të qoftë i lehtë dheu, Memet! Zoti të shpërbleftë me Xhenet!“, thuhet në mesazhin e lamtumirës.
Ja postimi plotë:
Sot, me pikëllim të thellë, i dhamë lamtumirën e fundit shokut tonë, Memet Zenuni.
Memeti do të na mungojë të gjithëve dhe do ta kujtojmë gjithmonë si një shok e mik shembullor, njeri të fjalës dhe me zemër të madhe. Ai ishte një biznesmen i suksesshëm, por mbi të gjitha një njeri me virtyte të larta njerëzore, që gëzonte respektin dhe vlerësimin e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!
Të qoftë i lehtë dheu, Memet! Zoti të shpërbleftë me Xhenet!
