AKTUALE

Mickoski: Të gjitha dilemat do të zgjidhen brenda javës që vjen

Pas largimit të ASH-së së Taravarit nga Qeveria, priten edhe ndryshime kadrovike në Qeveri, veçanërisht në ato pjesë të kulaçit qeveritar që i takonte Taravarit. Kryeministri Hristijan Mickoski për momentin nuk zbulon nëse do të ketë vetëm zëvendësim të emrave në pozita të caktuara që i përkasin VLEN-it, apo nëse do të ketë rrotacion të pozitave ministrore, respektivisht shkëmbim të resorëve mes VMRO dhe VLEN. Për të vendosur për të gjitha këto çështje, komiteti eksekutiv i VMRO-DPMNE-së, autorizoi kryetarin e partisë, Hristijan Mickoski.
Praktikisht mora leje thënë me gjuhë të popullit të nominojmë emrat të rinj të cilët do t’i zëvendësojnë emrat e atyre që vendosën të shkojnë në krahët e Ali Ahmetit dhe BDI-së. Në periudhën që vijon shumë gjëra do të jenë më të qarta kështu që le të jemi të durueshëm dhe të flasim. Në ato bisedime jam i sigurt se do të arrijmë marrëveshje kështu që pres që gjatë javës së ardhshme të kemi diçka më tepër rreth kësaj teme”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Sa i përket Shëndetësisë, dikaster të cilin e udhëhoqi Taravari, Bilall Kasami shprehet se këtë resor VLEN e ka marrë pikërisht për shkak se e kishte kërkuar Taravari. Nëse kanë kuadër që mund të zëvendësojë atë, do ta propozojnë.

“Unë e thash si një mundësi që nëse do të ketë nga VLEN ndonjë kombinatorikë tjetër për ndonjë kuadër tjetër shumë i rëndësishëm do ta bisedojmë me Qeverinë që të ketë rrokadë. Por për momentin nuk është folur. Mbetet ministria e shëndetësisë tek VLEN-i, pra pozicionet që i kemi pasur mbeten tek VLEN-i por sigurisht që në bazë të rrethanave, pra me daljen e Arben Taravarit jemi të gatshëm të bisedojmë për kombinatorika të reja, por për momentin nuk ka kështu bisedime”, tha Bilall Kasami – VLEN.

Zv.kryeministri Izet Mexhiti, paralajmëron se loja tani sapo ka filluar dhe do të luhet në terrenin e Frontit Evropian.

“Sa i përket deputetëve, mendoj që loja nuk ka përfunduar. Loja sapo ka filluar. Nëse dikush ka menduar që me lëvizjen e z.Taravari ka përfunduar loja atëherë do ta shohim në vijim se kjo lojë do të vazhdon dhe do të luhet në terenin e Frontit Evropian”, u shpreh Izet Mexhiti – VLEN.

ASH në përbërjen aktuale qeveritare ka një zv.kryeministër, ministrinë e shëndetësisë, dy zv.ministra në bujqësi dhe mbrojtje. Në mbledhjen e fundit të kryesisë, nuk mori pjesë zv.kryeministri Arben Fetai duke shtuar dilemat nëse ky i fundit mund të qëndrojë në Qeveri si pjesë e koalicionit VLEN. Në VLEN gjithashtu flitet se mund të vazhdojnë edhe së paku dy deputetë të ASH-së së Taravarit.

Banner

Related posts

Kuvend, vazhdon debati që prokurori publik Joveski të zgjedhet gjyqtar kushtetues

admin

Ahmeti dhe Besimi në iftar me Këshillin vendor “Shkumbini”

Gjyla Halili

“Dëshira të Vitit të Ri”, thotë Kasami për mundësinë e fitores së VLEN-it në zgjedhjet lokale në Kërçovë

Gjyla Halili