AKTUALE

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi falënderon Ali Ahmetin

Me rastin e përkujtimit të komandantit të UÇK-së, Gani Imeri, kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi ka falënderuar liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin, për praninë e tij në këtë shënim përkujtimor.Postimi i z. Idrizi:Sot pata nderin të jem nikoqir i akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Komandantit Gani Imeri, që u mbajt në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri. Para akademisë, së bashku me bashkëpunëtorë dhe qytetarë, bëmë homazhe pranë varrit të tij në Dumnicë të Epërme.Kjo ditë përkujtimi ishte një nderim i merituar për një prej figurave më të shquara të luftës sonë për liri. Jam thellësisht mirënjohës për të gjithë pjesëmarrësit, kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, veçanërisht liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, si dhe të gjithë personalitetet e shquara që e nderuan këtë ngjarje me praninë e tyre.Lavdi përjetë Komandantit Gani Imeri dhe gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!

Banner

Related posts

Në Bern, Rina Ajdari thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar: Modeli zviceran, shembull për avancimin demokratik

Gjyla Halili

KUSH E KA GJUHËN SHQIPE GJUHË TË NËNËS, DUHET TË DALË NË PËRKRAHJE TË PROTESTËS PËR GJUHËN SHQIPE NË SHKUP

Gjyla Halili

Siljanovska-Davkova: Përfaqësuesit në Këshillin Gjyqësor do të jenë juristë të lartë, personifikimi i ligjit dhe drejtësisë, dhe jo të dëgjueshëm partiak

Gjyla Halili