AKTUALE

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, shtroi sofren e sontshme të iftarit të organizuar nga Myftinia e BFI – Tetovë gjatë Ramazanit. Në këtë iftar të begatë ishte i pranishëm së bashku me Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dhe Myftiun e Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Reisul Ulemaja theksoi rëndësinë e agjërimit si një akt shpirtëror që forcon besimin dhe solidaritetin mes besimtarëve. Ai inkurajoi të rinjtë dhe studentët që të ndjekin rrugën e dijes dhe të jenë të përkushtuar si në aspektin akademik ashtu edhe në atë moral.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve arsimore dhe atyre fetare, duke i nxitur studentët që ta shohin dijen si një mjet për përparimin e shoqërisë dhe forcimin e vlerave universale.

Ndërsa Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe vlerave fetare në jetën e përditshme, duke u bërë thirrje studentëve që të jenë shembull i mirësisë, respektit dhe përkushtimit ndaj familjes, shoqërisë dhe kombit.

Ky iftar shërbeu si një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi vlerat e Ramazanit dhe për të forcuar lidhjet mes studentëve, institucioneve fetare dhe akademike.

Banner

Related posts

Festat e fundvitit e sjellin diasporën në vend/ Fillojnë rrëmujat në pikat kufitare

Gjyla Halili

BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!

Gjyla Halili

Erdhi Dita! Djali i dëshmorit të UÇK-së, Ridvan Nezirit emërohet drejtor nga rradhët e VLEN-it!

Gjyla Halili