AKTUALE

Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme do të debatojë për “balancuesin”

Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme do të debatojë për lëndën “balancuesi” – vegla për punësim sipas përkatësisë kombëtare në institucionet shtetërore, e cila është formuar me nismë të parashtruar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).
“Janë kontestuar neni 19 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën ‘përkatësia e komunitetit’ të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, neni 36 paragrafi 1 alinea 1 në pjesën “edhe përkatësia e një komuniteti” të Ligjit për nëpunësit administrativ dhe neni 2 paragrafi 1 alinea 8 dhe neni 3 alinea 1 në pjesën “përkatësia e komunitetit” të Rregullores për elementet e detyrueshme të shpalljes publike për plotësimin e pozitës në sektorin publik përmes punësimit dhe të kërkesës për punësim, si dhe formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të personave që kanë dhënë informacion të rremë gjatë punësimit në sektorin publik, në pjesën e “përkatësisë së komuniteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas parashtruesit të nismës (KSHPK), me zbatimin e dispozitave ligjore të kontestuara kërcënohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, shprehja e lirë e përkatësisë kombëtare, përfaqësim i duhur dhe i drejtë për qytetarët që u përkasin të gjitha komuniteteve në organet e pushtetit shtetëror dhe të institucioneve tjera publike dhe të sundimit të ligjit të garantuar me dispozitat e neneve 9, 32 paragrafi 1 dhe 2, 54 paragrafi 1, 2 dhe 3 të Kushtetutës.

Me pjesën e kontestuar “që i përket një komuniteti”, parashtruesi mendon se kandidatëve për nëpunës administrativë u vendoset detyrimi në aplikimin për punësim që të tregojnë përkatësinë e komunitetit midis të dhënave të tjera personale, gjë që cenon të drejtën e garantuar me Kushtetutë për shprehje të lirë të përkatësisë kombëtare. Përkatësia është ndjenjë personale e qytetarit dhe si e tillë mund të jetë e ndryshueshme. Përkatësia në një komunitet nuk është kusht i përgjithshëm dhe as i veçantë për punësimin e nëpunësve administrativë i paraparë me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, me Ligjin për nëpunësit administrativ, dhe në thelb është një parakusht eliminues për raportimin e një konkursi publik për punësim në sektorin publik, gjë që cenon parimin e profesionalizmit dhe kompetencës të përcaktuar në Ligjin për punonjësit e sektorit publik.

Sipas parashtruesit, me dispozitën e kontestuar të Rregullores në mënyrë të drejtpërdrejtë cenohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit në atë mënyrë që e drejta për të aplikuar në shpallje publike u kufizohet kandidatëve për nëpunës administrativë të cilët u përkasin komuniteteve të ndryshme nga komuniteti i specifikuar në shpalljen publike për vendin e caktuar të punës që cenon të drejtën e garantuar me Kushtetutë për punë dhe zgjedhjen e lirë të punësimit. Duke specifikuar përkatësinë e komunitetit që kërkohet për të plotësuar çdo pozicion të punës, kandidatët për zyrtarë administrativë janë të kufizuar në disponueshmërinë e secilit pozicion.
KSHPK në mbledhjen e mbajtur më 11 janar të këtij viti, vendosi të paraqesë një nismë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e mjetit “balancuesi”, pasi vlerësojnë se me këtë bëhen keqpërdorime gjatë punësimit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në një intervistë për MIA-n tha se për këtë lëndë pret debat të bazuar vetëm në argumente juridike, dhe vendim të Gjykatës si shprehje dhe rezultat i analizës kushtetuese juridike, pa premisa të emocioneve, arsyetime politike, kombëtare apo ndonjë arsye tjetër.

Në rend dite të seancës së sotme të 24-t të Gjykatës Kushtetuese janë pesë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, gjashtë propozime për vendoseje me draft vendime (lëndë për të cilat tashmë është shterur diskutimi) dhe draft – vendime për tetë lëndë.

Related posts

Konferenca vjetore e Qeverisë, Grubi: Fronti Europian i jep fund ndikimit rus në vendin tonë, ndërton një shtet me tapi për të gjithë!

Gjyla Halili

Rezervat devizore arrijnë 4,72 miliardë euro

Gjyla Halili

Lladrovci falënderon strukturat, qytetarët dhe kompanitë që morën pjesë dhe përkrahën marshimin

admin